SHBA-ës | ADMINISTRATA AMERIKANE PO PËRGATITET TË VENDOSË SANKSIONE NDAJ GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE.

1 hour ago
1 min read
Uashington, Amerikë | “Administrata Tramp (Trump) po përgatitet të vendosë sanksione të gjera kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP)”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Wall Street Journal”, duke cituar burime që thonë se sanksionet do të ndalonin shumicën e transaksioneve me GjNP-në pas një periudhe mospagimi prej gjashtë deri në shtatë muajsh.
Sanksionet mund ta paralizojnë Gjykatën duke e penguar atë të kryejë transaksione në dollarë ($) dhe duke e shkëputur atë në mënyrë efektive nga pjesa më e madhe e sistemit financiar botëror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit













Comments