FSHATI SEKTOR; VELIPOJË | NË BANESËN E PRINDËRVE TË DREJTORIT TË INSPEKTORIATIT KOMBËTAR TË MBROJTJES SË TERRITORIT NË SHKODËR EMILJAN NIKA U VENDOS NJË KURORË ME LULE (MORTORE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 20
- 1 min read

Fshati Sektor, Velipojë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në banesën e prindërve të Drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër Emiljan Nika u vendos një kurorë me lule (mortore).
Dyshohet se ky akt lidhet me prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.
Njoftim | Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments