VARSHAVA DO TË DËRGOJË 40 MIJË USHTARË NË KUFIRIN ME BJELLORUSINË | NESËR FILLON STËRVITJA USHTARAKE RUSO-BJELLORUSE E KODUAR “ZAPAD”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Varshavë, Poloni | Varshava do të vendosë rreth 40 000 trupa në kufijtë e saj lindorë në ditët në vijim në përgjigje të stërvitjeve ushtarake “Zapad” të Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat fillojnë në Bjellorusi nesër (12 shtator).
Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Cezary Tomczyk, i tha entit mediatik “Polsat News” se këto ushtrime, me natyrë ofensive, kishin për qëllim përgatitjen për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”, numri i trupave të dislokuara u rrit pas sulmit me dron rus.
Polonia njoftoi gjithashtu se ka kufizuar trafikun ajror përgjatë kufirit të saj lindor pas ndërhyrjes së rreth 20 dronëve rusë në territorin e saj.
“Ky kufizim, në fuqi deri në fillim të dhjetorit, u vu në vend për të siguruar sigurinë kombëtare”, tha Agjencia Polake e Navigimit Ajror në një deklaratë.
Ministria e Jashtme polake ka njoftuar se, me kërkesë të saj, do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.“Me kërkesë të Polonisë, do të thirret një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia”, tha ministria në rrjetin social virtual Iks (X).
Misioni i Koresë së Jugut, i cili, do të mbajë presidencën e Këshillit në muajin shtator, citoi agjencinë ruse të lajmeve “Tass” të parashikojë lajmin.
Takimi mund të mbahet të premten, i tha një burim diplomatik agjencisë ruse të lajmeve “Tass”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments