POLONIA KËRKON TAKIM TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-ës PËR SULMIN E KRYER NDAJ SAJ | MINISTRIA RUSE E MBROJTJES: JEMI GATI PËR KONSULTIME ME VARSHAVËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Varshavë, Poloni | “Polonia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas shkeljes së hapësirës ajrore të saj nga dronë”, tha misioni i Koresë së Jugut, i cili, do të mbajë presidencën e Këshillit në muajin shtator, në një deklaratë, duke cituar agjencinë ruse të lajmeve “Tass”.
Një burim diplomatik i tha agjencisë ruse të lajmeve se takimi mund të zhvillohet të premten.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Forcat e Armatosura Ruse sulmuan objekte ushtarake dhe industriale në Ukrainën perëndimore gjatë natës, ndërsa nuk ishin planifikuar objektiva në Poloni.
“Rrezja e veprimit të dronëve që dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë nuk i kalon 700 kilometrat”, këmbëngul ajo.
Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, megjithatë ka deklaruar se është gati të konsultohet me Poloninë mbi incidentin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments