top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VAN DAMI ARRITI NË KOSOVË | LAJM NË PËRDITËSIM...

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19, 2023
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Aktori i famshëm i filmave aksion, dhe mjeshtri i arteve marciale, Zhan Klod Van Dam (Jean-Claude Van Damme), arriti në Kosovë, fakt ky që bëhet me dije për publikun nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili, ka publikuar një foto me aktorin e njohur të filmave të Hollivudit, teksa së bashku kanë bërë simbolin e shqiponjës. Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj. Van Damme ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar z. Lladrovci, në një postim në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page