top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | MINISTRI I DREJTËSISË GERMAN GALUSHÇENKO (GALUSHCHENKO) U PEZULLUA NGA DETYRA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË KORRUPSION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Kabineti ukrainas ka pezulluar z. German Galushçenko (Galushchenko) nga posti i tij si Ministër i Drejtësisë.


Kryeministrja Julia Sviridenko (Yulia Svyrydenko) e njoftoi këtë akt në Telegram.


Këtë mëngjes mbajtëm një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit. Vendosëm ta pezullojmë German Galushçenkon nga posti i tij si Ministër i Drejtësisë”, shkroi ajo, duke shtuar se Këshilli ia caktoi postin Zëvendësministres për Integrimin Evropian, Liudmila (Liudmyla) Suhak.


Z. Galushçenko, i cili, më parë shërbeu si Ministër i Energjisë, është implikuar në hetimin e madh antikorrupsion në sektorin e energjisë të Ukrainës dhe ishte një nga të kontrolluarit së bashku me biznesmenin Timur Mindiç (Tymur Mindich), një aleat i ngushtë i Presidentit Volodimir Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page