top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “WSJ”: ISH-SHEFI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA TË UKRAINËS VALERI ZALUZHNI (VALERIY ZALUZHNY) QËNDRON PAS SABOTIMIT TË “RRJEDHËS SË VERIUT” (NORD STREAM).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 10, 2025
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Hetuesit gjermanë janë të bindur se grupi i ukrainasve që dyshohet se hodhën në erë tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik veproi nën udhëheqjen e Komandantit të atëhershëm të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeri Zaluzhni (Valeriy Zaluzhny).


Enti mediatik “WSJ” raporton se policia dhe prokurorët gjermanë kanë krijuar një pamje të qartë se si një njësi elitare ushtarake ukrainase kreu sulmet nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të gjeneralit Valeri Zaluzhni.


Qëllimi i sabotatorëve ishte të ulnin të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe lidhjet e saj ekonomike me Gjermaninë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page