UKRAINË | KREU I KISHËS KATOLIKO-GREKE SVIATOSLAV SHEVÇUK (SHEVCHUK) I DËRGOI URIMET MË TË MIRA PAPA LEO XIV-të ME RASTIN E DITËLINDJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 minutes ago
- 1 min read

Vatikan | “Urimet më të mira Papës në emër të Sinodit të Ipeshkvijve, klerit, murgeshave dhe besimtarëve të Kishës sonë”.
Këto janë urimet e ditëlindjes për Papa Leo XIV-të nga Ukraina, të përcjella nga Kreu i Kishës Katoliko-Greke, Sviatoslav Shevçuk (Shevchuk), i cili, e falënderoi atë për thirrjet e tij të palodhura për paqe dhe për shërbimin e tij ndaj diplomacisë së së vërtetës, si hapi i parë drejt një paqeje çarmatosëse dhe të çarmatosur.
“Nuk mund të harrojmë se ishte populli i dashur ukrainas - kujton Kryepeshkopi i Madh i Kievit – ai që ishte në qendër të apelit të parë të Atit të Shenjtë, Ipeshkvit të Romës, pas lutjes Rexhina Koeli (Regina Coeli) të 11 majit 2025”.
Kryepeshkopi Shevçuk kujton edhe takimet në Vatikan, me fjalët e Papës që ishin një inkurajim i fortë për ne në luftën kundër së keqes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments