MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SHBA-ës TË HEQIN SANKSIONET NDAJ GJPN-së; JEMI GATI TA MBROJMË.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Evropa qëndron e vendosur në mbrojtje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të heqin sanksionet, Brukseli thotë se është gati të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe për t'i lejuar asaj të vazhdojë të funksionojë.
Sanksionet e ShBA-ës nuk hyjnë në fuqi menjëherë.
Ekziston një periudhë gjashtëmujore, e cila ofron një dritare për të negociuar ose të paktën për të zbutur zemërimin e ShBA-ës kundër GJPN-së, e cila ka qenë prej kohësh objektiv i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Afati kohor në dispozicion krijon një hapësirë për diplomaci, me qëllim arritjen e një heqjeje të shpejtë të sanksioneve dhe parandalimin e masave të mëtejshme që synojnë minimin e pavarësisë dhe integritetit të Gjykatës”.
Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
Byroja e Asamblesë së Shteteve Palë në GjPN ka bërë gjithashtu thirrje për një heqje të masave shtrënguese, duke i quajtur ato të mjerueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments