KAMËZ | ERVIS CARA U ARRESTUA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LAST DRIVE II”.

Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ervis Cara, me moshë 29 vjeç, nga Kruja.
Njoftim | Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “LAST DRIVE II”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 29-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 1 celular.
Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë gjahu pa leje, së bashku me 50 fishekë.
Gjithashtu, u sekuestrua 1 bllok shënimesh, në të cilin dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash. Në kuadër të hetimeve, ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments