PAPA LEO XIV-të: DEMOKRACIA NUK ËSHTË GJITHMONË ZGJIDHJA E PËRSOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 14
- 2 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të foli për procesin sinodal të Kishës në një intervistë të botuar nga entet mediatike “El Comercio” dhe “Crux”, duke iu referuar sistemeve demokratike të vendeve anembanë botës.
“Nuk bëhet fjalë për përpjekjen për ta transformuar Kishën në një lloj qeverisjeje demokratike, sepse, nëse i shohim shumë vende në botë sot, demokracia nuk është domosdoshmërisht një zgjidhje e përsosur për gjithçka”, tha Leo XIV-të, i cili, duke iu referuar procesit sinodal të Kishës, shtoi se:
1- “Përkundrazi, bëhet fjalë për respektimin dhe kuptimin e jetës së Kishës për atë që është dhe për të thënë: Duhet ta bëjmë këtë së bashku”.
Papa Leo XIV-të foli edhe për pabarazitë ekonomike midis shtresave të ndryshme shoqërore.
“Hendeku gjithnjë e në rritje midis niveleve të të ardhurave të klasës punëtore dhe atyre të më të pasurve.
Për shembull, drejtorët ekzekutivë që gjashtëdhjetë vjet më parë mund të kishin fituar katër deri në gjashtë herë më shumë se punëtorët, sot, sipas të dhënave të fundit që kam parë, fitojnë gjashtëqind herë më shumë se punëtori mesatar.
Lexova lajmin se Illn Masku (Elon Musk) do të bëhet trilioneri i parë në botë.
Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë bëhet fjalë?
Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe”, theksoi Papa Leo XIV-të në intervistën e shkëputur nga vëllimi biografik “León XIV: Ciudadano del Mundo, Misionero del Siglo XXI”, i cili, do të botohet në spanjisht nga “Penguin Peru” më 18 shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments