ARABIA SAUDITE | KOALICIONI SAUDIT: AEROPORTI I DAMMAMIT U SULMUA NGA REBELËT HUTHI.

Riad, Arabia Saudite | Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, njoftoi lëshimin e një predhe pranë aeroportit të Dammamit në pjesën lindore të mbretërisë, disa orë pas një sulmi vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, që iu atribuua rebelëve Huthi pro-iranianë.
“Një predhë ra pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Fahd në Dammam”.
Kështu shkroi zëdhënësi i koalicionit në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
I vendosur në rajonin lindor të mbretërisë të pasur me naftë, aeroporti, së bashku me Aeroportin e Xhedës në perëndim, shërben si një alternativë ndaj Aeroportit të Riadit, i cili u mbyll pas sulmit të rebelëve Huthi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments