top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODIAN NDOJ U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
30 minutes ago
1 min read

Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klodian Ndoj, me moshë 47 vjeç.


Njoftim | Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.


Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI ADRIATIK; KURBIN | NAPOLON NIKOLLI U ARRESTUA.

Fshati Adriatik, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Napolon Nikolli, me moshë 34 vjeç.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page