LEZHË | SALVADOR SULA U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Salvador Sula, me moshë 31 vjeç, lindur në Sarandë, banues në Tiranë.
Njoftim | Lezhë.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Destinacioni”.
Me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.
Sekuestrohen 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas do të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në drejtim të qytetit të Mamurrasit, për të shitur lëndë narkotike.
Pas marrjes së informacionit, u organizuan shërbimet dhe, në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Fushë-Mamurrasit, u konstatua dhe u ndalua automjeti taksi me drejtues shtetasin S. S.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments