top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U EKSTRADUA NGA SHQIPËRIA NË DREJTIM TË KOSOVËS ENGJËLLUSH IBRAHIMI | AKUZOHET SE KA LIDHJE ME VEND-KULTIVIMIN E HASHASHIT NË FSHATIN SFERKË TË PEJËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat përgjejgjëse të Policisë kryen ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të asaj të Kosovës të:

1- Z. Engjëllush Ibrahimi.

 

Ai u arrestua në Shqipëri nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit me qëllim ekstradimi, sepse, autoritetet e hetimit penal në Kosovë e akuzojnë si të përfshirë në shkleje penale që lidhen me drogërat.

 

Prej disa muajsh ai ishte në arrati dhe kërkim policor ndërkombëtar i akuzuar si i përfshirë në vend-kultivimin e hashashit që u zbulua në periferinë e Pejës.

 

Ai akuzohet se ishte ndër gjashtë personat e përfshirë në kultivim hashashi në fshatin Sferkë, të Pejës, ku gjendeshin qindra kg hashash dhe mijëra bimë hashashi në një ambient të përshtatur për kultivim.

 

Ai është nën hetim penal për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page