top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ASISTENTI PERSONAL DHE DY MJEKË PËR VDEKJEN E AKTORIT METHJU PERI (MATTHEW PERRY) | AKUZOHEN SE E KANË FURNIZUAR ME KETAMINE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kaliforni, Amerikë | Asistenti personal i aktorit Methju Peri (Matthew Perry), dy mjekë dhe disa persona të tjerë janë akuzuar për furnizimin e ketaminës që shkaktoi vdekjen e tij në muajin tetor.

 

Në dokumentet e paraqitura në gjykatën federale në Kaliforni, prokurorët thanë se asistenti i aktorit dhe një i njohur punuan me dy mjekë dhe një shitës droge për të blerë ketaminë në vlerë prej mijëra dollarësh për yllin e Hollivudit, i cili kishte një histori të abuzimit me drogën.

 

Agjencitë e shumta të zbatimit të ligjit ekzekutuan urdhra kërkimi dhe sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisje të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi aktorin peri (Perry) me anestezinë që e la pa ndjenja tetorin e kaluar dhe e mbyti në vaskën e tij të nxehtë në pesifik Pelisaids (Pacific Palisades), Los Angeles.

 

Aktori po i nënshtrohej terapisë me ketaminë për ankthin dhe depresionin, por injeksioni i fundit iu dha një javë e gjysmë para vdekjes së tij, kështu që substanca në trupin e tij nuk ishte ajo që i kishte përshkruar mjeku.

 

Sipas entit mediatik TMZ, aktori Peri (Perry) kishte të njëjtin nivel të ketaminës në sistemin e tij që përdoret për anestezi të përgjithshme në kirurgji.

 

Urdhrat e kërkimit zbuluan mesazhe me tekst nga tregtarët që flisnin për z. peri (Perry) dhe ketaminë që ai dëshironte dhe çfarë po bënin për t'ia marrë atë.

 

Mesazhet flasin edhe për çmimin që aktori i “Friends” kishte paguar për substancën.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page