TË PAKTËN 17 TË VRARË ME HANXHARË NË PËRLESHJET ETNIKE NË ÇAD PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME ADMINISTRIMIN E KULLOTAVE | MIDIS VIKTIMAVE KA 11 FËMIJË DHE 6 GRA: 20 TË ARRESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Ndjamena, Çad | “Të paktën 17 veta, përfshirë 11 fëmijë dhe gjashtë gra, u vranë dje në një sulm të kryer nga barinj të armatosur me hanxharë në Oregomel, në jugperëndim të vendit”, tha delegati i përgjithshëm i guvernatorit të rajonit, Abdelmanane Katab, duke dhënë një numër të përkohshëm të viktimave.
“Fulanët, në bashkëpunim me njerëz të tjerë, sulmuan fshatin e vogël. Ata vranë gjashtë gra dhe 11 fëmijë”, shtoi ai, duke specifikuar se masakra ndodhi pesë kilometra nga Mandakao, ku një muaj më parë 42 persona ishin vrarë në një sulm tjetër etnik.
“Njëzet sulmues janë arrestuar”, tha prokurori publik Mahamat Abdou Issa.
Burime lokale shpjeguan se një mosmarrëveshje midis barinjve nomadë Fulani dhe fermerëve indigjenë mbi përcaktimin e zonave të kullotave dhe bujqësisë aty pranë mendohet të jetë në origjinë të masakrës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments