AKSI RRUGOR “IBRAHIM RUGOVA”; PRIZREN | ELIZABET KATIJA DHE EORDA SINOLLARI U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; MBETËN TË VDEKURA; I PLAGOSUR MBETI MUNISH GRAJÇEFCI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor (rreth orës 07:40) “Ibrahim Rugova”, në kilometrin 27-të të tij, në kahun “Suharekë-Prizren”.
Në aksident automobilistik u përfshi një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe një kamion me targa të Republikës së Kosovës.
Si pasojë, mbetën të vdekura:
1- Znj/znjsh. Elizabet Katija, me moshë 43 vjeçe (cila, vdiq në vend, drejtuese automjeti).
2- Znj/znjsh. Eorda Sinollari, me moshë 32 vjeçe (pasagjere, e cila, vdiq në Spitalin Rajonal të Prizrenit).
I plagosur mbeti:
1- Z. Munish Grajçefci, drejtues automjeti tip “Mercedes Atego”, me targë 01-231-CU.
Kufomat e të ndjerave pritet t’i nënshtrohen autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





























Comments