top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GURIQË; MALISHEVË | RAZIM MAZREKU U ARRESTUA; TRE VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Fshati Guriqë, Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Razim Mazreku.


Ai konsiderohet subjekt i cili shtiu me armë gjahu në ajër dhe kanosi një subjekt (mashkull) për shkak se sipas tij disa bagëti i kishin hyrë në oborr.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë gjahu.

2- Një gëzhojë arme gjahu.

3- Municion gjahu (18 fishekë).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

2- Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

3- Kanosje”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page