TË DËNUARIT NUK DOLËN DOT NGA BURGU SEPSE GJYKATA E APELIT NUK KA ZBARDHUR VENDIMET PENALE TË FORMËS SË PRERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 25, 2024
- 2 min read
Fushë-Krujë, Shqipëri | Kanë përfituar nga amnistia penale por disa prej të dënuarve në burgun e Fushë Krujës nuk kanë dalë ende nga burgu.
Familjarët e tyre janë mbledhur para burgut prej ditës së djeshme për të pritur familjarët e tyre, por ata janë ende në burg.
Sipas familjarëve shkak është bërë vonesa e zbardhjes se vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokurorët.
Ndërkohë dënimet në formë të prerë nga Gjykata e Apelit janë marrë shumë muaj përpara.
“Të afërmit tanë janë të dënuar me formë të prerë që më datë 7.02.2023, ndërkohë që amnistia thotë se njihet deri më datë 31 mars. Gjatë gjithë këtyre muajve, nuk është bërë zbardhja e vendimit. Amnistia është bërë dje dhe sot ka ardhur vendimi i zbardhur në burg. Burgu nuk na liron të afërmit. Ose amnistia është bërë selektive ose ministri të na japë zgjidhje. Ose po i mbajnë peng ose ka një problematikë tjetër. Drejtuesit e burgut na thanë duhet të presim edhe nesër ose t’i drejtohemi gjykatës. Lënia pas dore e zbardhjes së vendimit që na pengon lirimin e të afërmve tanë”, denoncoi një qytetar.
“Në çdo vend të botës, aministia është 3 ditë. Djali ka edhe 10 muaj. Ka përfituar nga amnistia. Ka ardhur sot vendimi, por ka s’kaduar afati i amnistisë”, denoncoi një tjetër qytetar.
Nga ana e drejtuesve të IEVP Fushë Krujë familjarëve i është thënë që duhet të presin një përgjigje tjetër nga prokuroria ose t’i drejtohen gjykatave pasi afati i amnistisë ka përfunduar ditën e djeshme.
Ata i kërkojnë ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve përkatëse të marrin masa për këtë problematikë burokratike, e cila, po mban padrejtësisht familjarët e tyre në burg.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































