top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI | U EKSTRADUA NË SHBA-ës MOHAMMED BAKER SAD DAUD (BAQER SAAD DAOUD) AL-SAADI | MORI PËRSIPËR TË VRISTE IVANKA TRAMPIN (TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 42 minutes ago
  • 2 min read
TURQI | U EKSTRADUA NË SHBA-ës MOHAMMED BAKER SAD DAUD (BAQER SAAD DAOUD) AL-SAADI | MORI PËRSIPËR TË VRISTE IVANKA TRAMPIN (TRUMP).

Uashington, Amerikë | Shënjestra e një atentati nga Irani ishte znj. Ivanka Tramp (Trump), vajza e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe gruaja e kryenegociatorit të ShBA-ës, Xherëd Kashnër (Jared Kushner).


I dyshuari, i cili besohet gjithashtu se qëndron pas disa sulmeve të fundit ndaj objektivave hebraike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, u arrestua së fundmi në Turqi dhe është ekstraduar tashmë në ShBA-ës.


32-vjeçari z. Mohammed Baker Sad Daud (Baqer Saad Daoud) Al-Saadi, shtetas irakian i trajnuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, premtoi të vriste vajzën e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në shenjë hakmarrjeje për vrasjen nga ShBA-ës të ish-shefit të Forcës Kuds (Quds) të Gardës Revolucionare, Kasem (Qassem) Soleimani, në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Presidentit Tramp (Trump)”, raportoi enti mediatik “New York Post”.


Z. Al-Saadi madje kishte edhe plane të shtëpisë së znj. Ivanka Tramp (Trump) në Floridë.


Z. Al-Saadi u tha disa njerëzve pas vrasjes së z. Soleimanit se ne duhet ta vrasim Ivankën në mënyrë që të mund ta djegim shtëpinë e Trampit (Trump) ashtu siç ai dogji tonën.


32-vjeçari u arrestua më 15 maj në Turqi.


Ai u ekstradua më vonë në ShBA-ës dhe përballet me akuza në lidhje me 18 sulme dhe tentativa sulmesh në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.


Sipas Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës, z. Al-Saadi besohet të jetë pas sulmeve ndaj objektivave amerikanë dhe hebrenj, përfshirë sulmin me zjarrvënie në “Bank of New York Mellon” në Amsterdam në muajin mars, goditjen me thikë të dy hebrenjve në Londër në muajin prill dhe të shtënat në ndërtesën e konsullatës amerikane në Toronto, gjithashtu në muajin mars.


Ai gjithashtu planifikoi, koordinoi dhe dyshohet se mori përgjegjësinë për sulme kundër hebrenjve, duke përfshirë bombardimin e një sinagoge në Liege të Belgjikës, zjarrvënien e një tempulli në Roterdam në muajin mars, sipas autoriteteve federale amerikane, si dhe sulme të tjera të dështuara ndaj ShBA-ës në hakmarrje për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.


Ai është anëtar si i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) ashtu edhe i Kataib Hezbollah-ut të Irakut (milici shiite).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page