ITALI | DREJTUESI I SPAK-ut KLODJAN BRAHO MORI PJESË NË TAKIMIN NDËRKOMBËTAR QË U ZHVILLUA NË PALERMO KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Palermo, Itali | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Klodjan Braho mori pjesë më 22-23 maj, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Palermo, Itali, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale; analiza dhe perspektiva pune”.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Drejtësisë, në përkujtim të dy viktimave të Mafies Italiane, z. Xhovani Falkone (Giovanni Falcone) dhe të z. Paolo Borsellino.
Të pranishëm ishin drejtues dhe përfaqësues të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Evropës së Bashkuar, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine.
Kreu u SPAK-ut Braho vuri në dukje qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike.
Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale; nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore, por se, ufta kundër krimit të organizuar duhet të fokusohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale, mbështetur mbi prova, analiza profesionale dhe tek bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) vlerëson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments