JANINË | ISH-LOJTARI I AEK-ut MARIOS EKONOMU (ECONOMOU) U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read

Janinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Ish-lojtari i AEK-ut, Marios Ekonomu (Economou) u përfshi në aksident automobilistik në rrugën Makrijani (Makrygianni), jashtë Spitalit Haxhikostas (Hatzikostas).
Aksidenti automobilistik ngjau në rrethana që po hetohen nga Policia Rrugore; kumtohet se një makinë u përplas me motoçikletën që drejtohej nga 34-vjeçari.

Përplasja ishte aq e dhunshme saqë motoçikleta u shndërrua në një masë metalike pa formë, me ish-futbollistin që u hodh në rrugë dhe u plagos rëndë; ai ka lëndime të rënda në kokë, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, me mjekët që luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Shoferi 63-vjeçar i makinës u lirua pasi dha një deklaratë në Policinë Rrugore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments