top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR.1”; DURRËS | U ARRESTUA ELTON STAFA (BANUES NË SHIJAK); I NJOHUR EDHE SI ELTON ZANI; SEIT STAFA; SADIK DERVISHI; VLADI YMERI; HASAN YMERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
LAGJJA “NR.1”; DURRËS | U ARRESTUA ELTON STAFA; I NJOHUR EDHE SI ELTON ZANI; SEIT STAFA; SADIK DERVISHI; VLADI YMERI; HASAN YMERI.

Lagjja “Nr.1”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Elton Stafa, me moshë 47 vjeç, i njohur edhe si:

a- Elton Zani.

b- Seit Stafa.

c- Sadik Dervishi.

ç- Vladi Ymeri.

d- Hasan Ymeri.


Njoftim  | … Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të cilët arritën të lokalizonin dhe arrestonin në lagjen nr.1 të qytetit, shtetasin E. S., i njohur edhe me identitetet E. Z., S. S., S. D., V. Y. dhe H. Y.


47-vjeçari, banues në Shijak, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 5 vite e 7 muaj burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit italian.


Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page