TURIZMI NË TUNELET E LUFTËS NË KUFIRIN VERIOR TË GREQISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24, 2024
- 2 min read
Greqi | Fortifikimet përgjatë vijës Metaksas (Metaxas) të ndërtuara për të mbrojtur Greqinë nga një pushtim bullgar janë bërë një atraksion për vizitorët.
Në një vijë të drejtë Bullgaria është më pak se 500 metra nga këtu.
Rajoni kufitar ku gjendemi, pak kilometra jashtë fshatit Petrici (Petritsi), në Maqedoninë Qendrore, fsheh nën bimësinë e tërbuar shenjat e historisë së tij të gjatë dhe të pasur ushtarake.
Postat, linjat antitank dhe bunkerët e mitralozëve janë shpërndarë kudo.
Vështirë se mund të imagjinohet se çfarë po ndodhte në këto rrugë të ngushta, ku e vetmja zhurmë që dëgjojmë është zhurma e trafikut nga autostrada Egnatia aty pranë dhe zhurma e lumit Strimonas (Strymonas), që rrjedh nëpër zonën e pyllëzuar.
Në vitet e fundit, është nxjerrë në pah pjesë e së kaluarës ushtarake të kufirit greko-bullgar përmes turneve tematike në kalatë e linjës Metaksas të para Luftës së Dytë Botërore - një zinxhir fortifikimesh të krijuara për të mbrojtur Greqinë në rast të një pushtimi bullgar, të quajtur pas kryeministri i atëhershëm Jahan Metaksas (Ioannis Metaxas) - por edhe në projektet më të fundit të mbrojtjes që datojnë nga Lufta e Ftohtë.
Verduni i Francës, që ishte një nga fushëbeteja më e madhe e Luftës së Parë Botërore. Aty pashë se një komunitet i tërë lokal jeton nga historia. Një qytet me rreth 30000 banorë jeton nga turizmi ushtarak.
Turizmi i fushëbetejës është një nga kategoritë më të njohura të turizmit të errët (një formë unike e turizmit që përfshin udhëtime në vende të lidhura me vdekje, vuajtje dhe tragjedira) dhe në dekadat e fundit është zhvilluar sistematikisht në shumë vende evropiane.
Disa nga ato vende i lejojnë vizitorët të kalojnë natën në kala për të përjetuar, sado modeste, rrethanat e një epoke tjetër.
Vetëm në pjesën veriore të njësisë rajonale të Serrës janë pesë nga 21 kalatë e Linjës Metaksas, e cila ishte projekti më i madh ndërtimor grek i shekullit të 20-të.
Udhëtimet me guidë të organizuar mbulojnë një periudhë më të gjatë historike, duke filluar nga vitet e ndërmjetme e deri në mesin e viteve '90.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore malet u prenë për të rritur dukshmërinë e ushtrisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments