top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRANSPARENCA E BASHKIVE: 71% NË NIVEL MESATAR OSE TË ULËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 12, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekje për të përmirësuar transparencën në raport me publikun, ka ardhur në rritje.

Por, ende shumica e bashkive mbetet në nivele mesatare, të ulëta ose shumë të ulëta.

Indeksi i Transparencës Pro Aktive që publikohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale thotë se: “Në përfundim të monitorimit të transparencës proaktive vërejmë se 21 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, ndërsa 43 institucione të njësive të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 6 njësi të vetëqeverisjes vendore janë renditur me transparencë proaktive të ulët dhe në semafor janë shënuar me dritë të verdhë; vetëm 3 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive shumë të ulët dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, kemi konstatuar rritje të transparencës tek njësitë e vetëqeverisjes vendore me semafor të gjelbër nga 21 % në vitin e kaluar në 29 % për këtë vit çka shënon dhe përmirësimin më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparencën proaktive të autoriteteve publike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page