TIVAT | KANCELARI FEDERAL GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): EVROPA ËSHTË GATI PËR DIALOG POR VULLNETI I PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN MUNGON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Tivat, Mal i Zi | “E mirëpres shumë faktin që Presidenti Zelenski ka paraqitur përsëri një propozim për dialog.
Do të doja ta nënvizoja këtë; përsëri.
Kjo nuk është hera e parë që ai i ka ofruar presidentit rus bisedime të drejtpërdrejta.
Nuk ka mungesë gatishmërie nga pala evropiane për t'u angazhuar në dialog.
Ajo që mungon është gatishmëria e Vladimir Putinit”.
Kështu tha Kancelari Federal gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) në fund të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi.
“Të dielën do të takohemi në Londër në formatin E3”, tha ai, duke e konsideruar natyrore që evropianët të ulen në tryezën e negociatave në këtë lloj formati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments