KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): KA MUNDËSI PËR VENDOSJE TRUPASH GJERMANE NË NJË VEND TË NATO-s PRANË UKRAINËS; VENDIMI DO TË VARET NGA QEVERIA DHE NGA PARLAMENTI GJERMAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Paris, Francë | Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) njoftoi në Paris gatishmërinë e tij të mundshme për të vendosur trupa ushtarake, ndoshta në një vend të NATO-s pranë Ukrainës, por jo drejtpërdrejt në terren.
Kancelari Merc (Merz) specifikoi në një konferencë për shtyp në Pallatin Elize se lloji dhe fushëveprimi i kontributit gjerman duhet dhe do të vendoset nga qeveria dhe parlamenti federal gjerman sapo të sqarohen kushtet e lartpërmendura.
“Në emër të qeverisë federale dhe timin, dua të them se nuk po përjashtojmë asgjë”, tha Kancelari Merc (Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments