top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JEMI NË BOTËN E FUQIVE TË MËDHA; THEMELET E RENDIT NDËRKOMBËTAR JANË TRONDITUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Davos, Konfederata e Zvicrës | Kemi hyrë në një botë fuqish të mëdha gjë që përfaqëson një kërcënim serioz.


Themelet e rendit ndërkombëtar të tre dekadave të fundit, të ankoruara në të drejtën ndërkombëtare, janë të tronditura”.


Kështu tha Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos - duke vënë në dukje se rendi i vjetër botëror po shpërbëhet me një ritëm marramendës.


Kancelari Merc (Merz) shtoi se ky realitet i ri nuk duhet të pranohet në mënyrë pasive, sepse ne kemi një zgjedhje dhe partnerët me vlera të ngjashme duhet të qëndrojnë së bashku.


Çdo kërcënim për të pushtuar territoret evropiane me forcë do të ishte i papranueshëm. Edhe tarifat e reja do të kërcënonin themelet e marrëdhënieve transatlantike, dhe, nëse ato do të miratoheshin, përgjigjja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e matur dhe e vendosur”.


Kështu tha Kancelari Merc (Merz) pas përplasjes me ShBA-ës për Groenlandën, për të cilën, po ndërmerren hapa në drejtimin e duhur.


Unë i mirëpres deklaratat e Presidentit Tramp (Trump) - mbrëmë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page