top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): BASHKIMI DHE VENDOSMËRIA E BASHKIMIT EVROPIAN KANË SJELLË REZULTATE NË RAPORT ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ka dalë në pah se uniteti dhe vendosmëria nga ana evropiane mund të prodhojnë rezultate.


Jam shumë mirënjohës që Presidenti Tramp (Trump) tani është tërhequr nga planet e tij fillestare për të marrë kontrollin e Grenlandës.


Dhe jam gjithashtu mirënjohës që ai ka hequr dorë nga vendosja e tarifave të reja më 1 shkurt.


E gjithë kjo është rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjetur një rrugë përpara së bashku në kohët e vështira në të cilat padyshim po jetojmë”.


Kështu tha kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) me të mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page