top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ZEF (ZYF) MEMAJ DHE EDUART TAFÇIU U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Zef (Zyf) Memaj.

2- Z. Eduart Tafçiu.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 2”.


Të dënuar për dhënie ndihmë kundrejt pagesës, emigrantëve që synojnë të lëvizin ilegalisht, ose për posedim armësh të ftohta, kapen 2 shtetas.


Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.


Konkretisht:

-Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Z. M alias Z. M., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page