top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ELTON TAFA U ARRESTUA; VJEDHJE E DY AUTOMJETEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Tafa, me moshë 43 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”.


Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.


Gjendet në Durrës dhe sekuestrohet njëri prej automjeteve, i vjedhur 2 ditë më parë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-E. T.(B)., 43 vjeç.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur.


Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.


Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page