top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | SAHIT SHPATAJT IU SEKEUESTRUA AUTOMJET TIP “LAMBORGHINI URUS” ME VLERË 160 MIJË €; DILTE TE “KËTHESA E KAMZËS” DHE GRABISTE QYTETARË ME ARMË ZJARRI DUKE U PARAQITUR SI POLIC.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit sekuestruan automjet të tipit “Lamborghini Urus”, me vlerë 160 mijë €, në zotërimin e:

1- Z. Sahit Shpataj, me moshë 34 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt që i përket Agjenturës së Krimit Ordiner.


Ai konsiderohet i përfshirë në grabitje me armë zjarri te “Këthesa e Kamzës”, ku u paraqitej qytetarëve që udhëtonin me automjet si punonjës i Policisë së Shtetit dhe më pas u grabiste ç’të mundte.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet.


Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.


34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.


Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.


Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.


Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.


Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.


Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.

Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page