top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË DËNOI ME 12 VJET BURG FRANÇESKO BEKETIN (FRANCESCO BECCHETTI); I ULI 4 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dënoi me 12 vjet heqje lirie:

1- Z. Françesko Beketi (Francesco Becchetti), sipërmarrës tregtar italian.


Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani e zbutën masën e dënimit penal për z. Beketi (Becchetti), të cilin, Gjykata e Tiranës e pati dënuar me 17 vjet heqje lirie për akuzat penale të parashikuara si:

1-Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

2-Krijim të skemave mashtruese”.

3- Pastrim parash”.


Gjykata e Apelit lehtësoi pozitën proceduriale penale të ortakut të z. Beketi (Becheti), të quajtur Mauro de Rencis (Renzis), i cili, ishte i dënuar penalisht me 16 vjet heqje lirie; tashmë dënimi penal iu ul në 12 vjet heqje lirie.


Njoftim | NJOFTIMI PER MEDIA NGA GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM.


Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:


Sot më datë 30.09.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z.Genti Shala dhe anëtar znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, shpalli vendimin që i përket të pandehurve Francesco Beccheti, Mauro De Renzis etj, vendosi:


Lënien në fuqi të vendimit Nr. 440, datë 23.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:


-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurit Francesco Beccheti me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.


-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurit Mauro De Renzis me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.


-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shoqeria “Kalivaç Green Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale “Falsifikim i dokumetave”, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.


-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shoqeria “Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale “Falsifikim i dokumetave” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 186/2 i dhe 135-25 të K.Penal.


-Kunder ketij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit, thuhet në njoftimin zyrtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page