top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (GJKKO) LA NË FUQI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR ISH-INSPEKTORIN E IMT-së SË TIRANËS GERALD FUÇIA | NJOFTIMI ZYRTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 2 min read
Z. Gerald Fuçia (i njohur rëndom si Ger Fuçia)
Z. Gerald Fuçia (i njohur rëndom si Ger Fuçia)

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:

1- Z. Gerald Fuçia, me status institucional ish-inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës.

 

Njoftim | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 69 akti, datë 23.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim G.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 88, datë 30.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:

 

– Miratimin e Vendimit nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

 

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

 

U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page