TIRANË | MJEKU ARBËR GJERMËNI U PROCEDUA PENALISHT PËR SHKELJE PENALE TË LIDHUR ME EDUAKTËN E PUNËS (ETIKËN PROFESIONALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Arbër Gjermëni, me moshë 44 vjeç, me profesion mjek.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale.
Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments