PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): MIRËPRES PËRPARIMIN E MIRË MIDIS SHBA-ës DHE IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Unë mirëpres progresin e bërë drejt një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Na duhet një marrëveshje që vërtet lehtëson tensionin e konfliktit, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton liri të plotë të lundrimit pa pengesa.
Evropa do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të arritur një zgjidhje diplomatike të qëndrueshme.
Dhe për të përmbajtur pasojat e këtij konflikti, veçanërisht në zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments