top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | UDHËHEQËSJA E OPOZITËS MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): SHBA-ës KANË NISUR PLAN TREFAZOR NË VENEZUELË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Panama | Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, Maria Korina Makado (Corina Machado), tha se kthimi i saj në Venezuelë do të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim forcimin e planit trefazor të iniciuar tashmë nga Uashingtoni pas kapjes së diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.


Është e qartë se kthimi im ka një qëllim: të mbështes dhe forcoj planin trefazor të paraqitur nga Sekretari i Shtetit (Marko Rubio) dhe të përgatitem për fazën e katërt. Kjo është e jona, rindërtimi i vendit tonë”.


Kështu tha udhëheqësja politike Makado (Machado) në një konferencë për shtyp në Panama, duke përsëritur se qëllimi është që ai të arrihet deri në vitin 2026.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e di që një Venezuelë e lirë përfaqëson një aleat të besueshëm dhe afatgjatë dhe se qeveria e përkohshme e Presidentes Delsi (Delcy) Rodríguez aktualisht po ofron vetëm mbështetje rrethanore dhe të rreme”, tha udhëheqësja politike Makado (Machado), duke vënë në dukje qëllimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të lira dhe transparente që do të mbahen në vendin e saj.


Do të kandidoj, por do të ketë edhe emra të tjerë (...).


Do të kemi zgjedhje të lira dhe transparente. Gjëja më urgjente është emërimi i një Këshilli Kombëtar Zgjedhor që përmbush kriteret e përcaktuara nga Kushtetuta e Venezuelës, i përbërë nga anëtarë të besueshëm pa përkatësi politike.


Ky është hapi i parë dhe është e qartë se nevojiten edhe kushte për liri qytetare dhe liri lëvizjeje”, tha ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page