top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MYSLYM KETA”; TIRANË | U ARRESTUAN XHOI ZINA; REDION KUQI; ERDI GJIRITI; ARDIT ÇITAKU; ANGJELINA KOÇI | KOKAINË + HASHASH + ARMË ZJARRI NGA SUKTHI NË TIRANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 2 min read
ree

Rruga “Myslym Keta”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhoi Zina.

2- Z. Redion Kuqi.

3- Z. Erdi Gjiriti.

4- Z. Ardit Çitaku.

5- Znj/znjsh. Angjelina Koçi.

Znj/znjsh. Angjelina Koçi dhe z. Xhoi Zina (çift të fejuarish).
Znj/znjsh. Angjelina Koçi dhe z. Xhoi Zina (çift të fejuarish).
Znj/znjsh. Angjelina Koçi dhe z. Xhoi Zina (çift të fejuarish).
Znj/znjsh. Angjelina Koçi dhe z. Xhoi Zina (çift të fejuarish).
Z. Erdi Gjiriti.
Z. Erdi Gjiriti.
Z. Ardit Çitaku.
Z. Ardit Çitaku.
 Z. Redion Kuqi.
 Z. Redion Kuqi.

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”.


Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.


Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.


Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.


Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:


Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.


Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.


Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.


Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.


Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.


Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page