top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: KOSTOJA PËR 1 METËR KATROR NDËRTIM VARION NGA 700-850 EURO | SHITET GJER NË 7-FISH MË SHTRENJTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim.

 

Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve.

 

Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore.

 

Por ky çmim a është në raport të drejtë me kërkesën për këtë treg?

 

Një ndërtues tha se kostoja për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet.

 

Kostua varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund ta marrësh dhe ta shesësh 2-fish, sepse ndërtimi nuk është thjesht tregti, aq më tepër kur flasim për njësi të sipërfaqes, që do të thotë se milionat aty janë të shumta. Është mekanizmi i ekonomisë së tregut që duhet të funksionojë në bazë të kërkesë-ofertës”, tha ndërtuesi.

 

Fundi i Bulevardit-Paskuqan është në çmimet 900-1000 euro/metër, ndërsa të tjerat madje dhe zona e Astirit që ka qënë 1000, ka shkuar 1200-1300/metër. Pra sa më afër qendrës, qielli është limiti. Nga Durrësi e Shëngjini është 1300-1500 m2, Dhërmiu fillon nga 2500- 4500 euro metri katror”, tha një agjent imobilar.

 

Në Tiranë janë 52 mijë apartamente që janë blerë nga emigrantët që jetojnë jashtë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page