TIRANË | GJYKATA E LARTË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: KRYETARI I ARRESTUAR DHE I PANDEHUR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DUHET TË MBAHET NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Updated: 5 hours ago

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë rekursin e Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ajo la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e cila ka shqiptuar ndaj tij masë sigurimi vetjake “arrest në burg”.
I pandehuri kërkoi që ndaj tij të shqiptohej një masë më e butë sigurimi.
Deklaratë | Kërkohet zëvendësimi i masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të butë si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale, thuhej në kërkesën proceduriale penale të të pandehurit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments