GJYKATA E APELIT TË POSAÇËM HODHI POSHTË KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE TË KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DHE LA NË FUQI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Posaçëm hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj; la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Vendimi u shqiptua nga gjyqtarja Nertina Kosova.
Kryetari Veliaj kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit vetjak “arrest në burg” me një masë më të butë, si ajo e “Garancisë pasurore” ose “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Në seancë gjyqësore ishte i pranishëm edhe Kryetari Veliaj, i cili, gjendet në paraburgim që nga 10 shkurti i vitit 2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments