TIRANË | GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR: KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DUHET TË KALOJË NË GJYKIM PENAL (TË JAPË LLOGARI PËR PARATË E VJEDHURA)
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) kaloi për gjykim penal aktet proceduriale penale në ngarkim të Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ai u arrestua në datën 9 shkurt të vitit 2025.
Tashmë ai është nën akuzë penale së bashku me bashkëshorten e tij, znj. Ajola Xoxa; nga hetimet penale paraprake u provua se burrë e grua ndërtuan një skemë të koklavitur korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e Bashkisë së Tiranës; por, edhe ryshfete nga oligarkë dhe biznismenë në raporte pune me Bashkinë e Tiranës, duke përdorur si mbulesa një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments