top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GJYKATA E POSAÇME: KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DUHET TË QËNDROJË ENDE NË BURG; ËSHTË PERSON I RREZIKSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) hoqdhi poshtë kërkesën proceduriale penale të Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


Me anë të saj, ai kërkoi zëvendësimin e masës së siguriimit “arrest në burg” me një masë sigurimi vetjake më të lehtë.


Kryetari Veliaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore dhe pretendoi se nuk ekziston asnjë rrezik për prishjen e provave, për shkak se hetimi penal paraprak është përfunduar dhe se aktet proceduriale penale në ngarkim të tij janë dorëzuar në Gjykatën e Posaçme (GjKKO).


Ai shtoi se nuk ka mundësi të frikësojë dëshmitarët apo të arratiset.


Pretendimet e tij u kundërshtuan nga dy Prokurorët e Posaçëm (SPAK) Altin Dumani dhe Ols Dado.


Pas dëgjimit të palëve, Gjykata e Posaçme (GjKKO) vendosi që Kryetari Veliaj të qëndrojë ende në burg; pasi, konsiderohet subjekt i rrezikshëm.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page