top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | FABIO BALLABANI (I NJOHUR EDHE SI IVI ZYBERAJ) U EKSTRADUA NGA GJERMANIA; DORAS NË USHTRIM DHUNE NDAJ KRISTAQ PRIFTIT (BASHKËSHORTI I GJYQTARES SË GJYKATËS SË POSAÇME SAIDA DOLLANI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27
  • 4 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika Federale e Gjermanisë:

1- Z. Fabio Ballabani (i njohur edhe si Ivi Zyberaj), me moshë 38 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në ushtrim dhune fizike ndaj:

1- Z. Kristaq Prifti (bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Saida Dollani, e cila, kishte nën gjykim penal:

a- Grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga:

1- Z. Emiljano Shullazi).


Njoftim | Interpol Tirana.


Ekstradohet nga Gjermania, një 38-vjeçar që në vitin 2019, dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë.


Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. B. alias F. Z., 38 vjeç.


Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Shtetasi F. B. alias F. Z. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari.


Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Në lidhje me përfshirjen e tij në veprimtari kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin e mëposhtëm. 👇👇👇


POLICIA E SHTETIT NJOFTOI SE U NDALUA NË GJERMANI FABIO BALLABANI (FABIO ZYBERAJ OSE IVI ZYBERAJ) | DYSHOHET SE USHTROI DHUNË DHE TERROR NDAJ BASHKËSHORTIT TË GJYQTARES SAIDA DOLLANI.

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Saida Dollani
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Saida Dollani

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit pohoi zyrtarisht arrestimin e një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Emiljano Shullazi.

 

Bëhet fjalë për z. Fabio Ballabani (i njohur edhe si Fabio Zyberaj ose Ivi Zyberaj), i cili, është shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të operacionit anti-krim që u ndërmuar kundër një morie grupesh të strukturuara kriminale.

 

Ai është shpallur në kërkim policor nga SPAK-u për ngjarjen kriminale të ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani, i quajtur Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua barbarisht me urdhër të z. Emiljano Shullazi.

 

Z. Prifti, gjendej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, z. Behar Qose.

 

Ai u sulmua kur doli të tymoste një cigare jashtë ambjentit ku gjendej.

 

Z. Ballabani, i veshur me të zeza dhe me kapele, i vendosi z. Prifti një armë zjarri të shkurtër (pistoletë) në gojë, dhe i tha: “Ti me atë shkërdhatën atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”.

 

Në këtë moment ka ndëryhrë z. Qose.

 

Si pasojë z. Ballabani u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë me një automjet të bardhë që e priste diku atje afër.

 

Grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga z. Emiljano Shullazi kishte kërkuar vazhdimisht (12 herë) që gjyqtarja Suada dollani të tërhiqej nga dosja e tyre penale, por kjo e fundit nuk kishte pranuar, duke dashur ti shkonte deri në fund gjykimit penal ndaj tyre.

 

SPAK-u e akuzon z. Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të aktit kriminal ndaj z. Prifti, me qëllim ushtrimin e presionit kriminal mbi gjyqtaren Dollani, i cili, u vu në zbatim nga z. Ballabani dhe nga një tjetër subjekt kriminal.

 

Njoftim | Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

 

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

 

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit: - F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page