top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): DIALOGU ME SHBA-ës ËSHTË NË NGËRÇ DHE PA AXHENDË TË QARTË; NUK DO TË PËRFUNDOJ I KAPUR ROB SI ISH-PRESIDENTI NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Havanë, Kubë | Ekziston gatishmëria për të filluar një dialog dhe disa zyrtarë në qeverinë tonë kanë folur me qeverinë amerikane, por ende nuk është arritur ndonjë përparim.


Nuk ka një axhendë të caktuar”.


Kështu tha presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) në një intervistë me entin mediatik brazilian “Folha de S.Paulo”, në të cilën mohoi se Kuba ishte në prag të kolapsit.


Presidenti Diaz-Kanel (Canel) më pas përjashtoi mundësinë që në Kubë të përsëritej operacioni ushtarak amerikan i kryer në Venezuelë që rezultoi në kapjen rob të ish-presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro.


Nëse vjen koha ime, do të vijë. Por nuk do të jetë përmes dobësisë apo frikacakllëkut, do të jetë përmes luftimeve”.


Kështu tha presidenti Diaz-Kanel (Canel) duke siguruar se Forcat e Armatosura janë gjithashtu të përgatitura për të sprapsur një ndërhyrje të ShBA-ës.


Presidenti kubanez më pas e përshkroi situatën ekonomike të ishullit si komplekse, por të karakterizuar edhe nga kreativitet i jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmëri heroike e popullit, duke akuzuar përsëri Uashingtonin se po ndjek një përpjekje për të nënshtruar kombin.


Lidhur me reformat ekonomike të iniciuara së fundmi nga qeveria e tij, kreu i shtetit mohoi se ato përbëjnë një restaurim kapitalist.


Ne jemi në një proces të rindërtimit socialist”, - tha presidenti Diaz-Kanel (Canel) duke këmbëngulur se në Kubë ka më pak pabarazi sociale sesa në një vend kapitalist.


Kërkesat merren në konsideratë, nuk shtypen”, - tha presidenti Diaz-Kanel (Canel), duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitjen e veprimeve subversive në Kubë, duke përfituar nga problemet me të cilat është përballur shoqëria për shkak të bllokadës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page