top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | FENOMENI EL NINO PRITET T’I RRISI ÇMIMET E USHQIMEVE ME 20%.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 25
1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Efektet klimatike të fenomenit El Nino (Niño) mund të rrisin ndjeshëm çmimet e ushqimeve në Brazil, me rritje deri në 20% për disa produkte të freskëta dhe një ndikim në inflacionin e përgjithshëm që mund të kalojë 0.8 pikë përqindjeje”.


Kjo u kumtua nga një studim i Rabobank-ës, i botuar nga enti mediatik “G1”, i cili vlerëson se efektet e goditjeve klimatike mund të arrijnë kulmin brenda gjashtë muajve.


Në rast të një El Nino të fortë, çmimet e ushqimeve të freskëta, siç janë mishi dhe perimet, mund të rriten deri në 19.9% ​​​​në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet e familjeve për ushqim do të rriteshin me 6.32%.


Efekti i përgjithshëm mund t’i shtojë afërsisht 0.83 pikë përqindjeje indeksit zyrtar të inflacionit, HICP.


Megjithatë, në një skenar të moderuar, ndikimi i vlerësuar do të ishte rreth 0.41 pikë.


Sipas parashikimeve të fundit, probabiliteti i një El Nino të fortë deri në fund të vitit është rreth 80%.


Ekonomistët besojnë se efektet fillestare mund të përqendrohen kryesisht në perimet dhe produktet e tjera veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, duke u shtrirë më pas në misër, kafe, fruta, oriz, grurë dhe kallam sheqeri.


Prodhimi i qumështit mund të ndikohet gjithashtu nga anomalitë e motit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page