TIRANË | MINISTRI I BRENDSHËM BESFORT LAMALLARI: BANESA FALAS PËR FAMILJET E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS NGA ATO QË I JANË KONFISKUAR KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | “Janë miratuar dy vendime të rëndësishme.
Kabineti qeveritar gjykoi që të miratohet së pari vendimi që përcakton, masën, procedurat dhe rregullat për trajtimin financiar për familjarët e punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës si dhe shpërblimi që do të marrin punonjësit që janë plagosur në krye të detyrës.
Lajm i mirë se në mënyrë shteruese trajton të gjithë elementët e nevojshëm si nga ndihma e menjëhershme ndaj familjarëve, që shkon deri në 10 paga mujore të familjarëve të punonjësit të ndjerë, më pas me pensionin familjar, bursat të plota arsimore për fëmijët, si dhe gjithashtu punësimi për familjarët e policëve të rënë.
Ajo që është më e rëndësishme është edhe banesat falas për familjarët e punonjësve të rënë në krye të detyrës, që përfitojnë banesa nga Enti Kombëtar i Banesave, projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare, si dhe banesa që janë konfiskuar nga krimi i organizuar”, - tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments