TESLA PREZANTOI ROBOTIN “OPTIMUS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27, 2023
- 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Tesla shfaqi robotin e saj humanoid, Optimus, në një video që demonstron aftësitë e tij mbresëlënëse. Roboti renditi në mënyrë autonome objektet, dhe përshtatej pa probleme. Më pas ai shfaqi ekuilibrin dhe fleksibilitetin e tij duke kryer poza joge. Videoja zbuloi se Optimus tani përdor të njëjtin rrjet nervor si makinat Tesla, duke përpunuar hyrjen e videos, dhe duke gjeneruar dalje kontrolli. CEO i Tesla, Illën Mask (Elon Musk) thjesht komentoi duke thënë “përparim”. Demonstrimi mori lavdërime nga përdoruesit e internetit, duke theksuar hapat e rëndësishëm në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale te Tesla. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments