TAKIMI MIDIS STENLIT DHE LIVINGSTËUNIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 10, 2023
- 1 min read

Tanzani | 10 nëntor 1871: Z. Henri Mëurtoun Stenli (Henry Morton Stanley) më në fund gjeti eksploruesin skocez Deivid Livingstëun (David Livingstone), në një qytet në Tanzani, duke e përshëndetur atë me fjalët: “Dr. Livingstone, mendoj?”
Eksploruesi Livingstëun (Livingstone) kishte qenë në një mision në Afrikë, për të gjetur burimin e lumit Nil, dhe për të përhapur krishterimin, por, humbi kontaktin me botën e jashtme, gjë që bëri që shumë njerëz të frikësoheshin se ai kishte vdekur. Duke përfituar nga një mundësi gazetareske, gazeta amerikane Nju Jork Herëlld (New York Herald), porositi z. Stenli (Stanley) të gjente eksploruesin e humbur. U deshën dy vjet që ai ta kërkonte dhe ta gjente ekspolruesin, dhe të dy kaluan disa muaj së bashku, pas takimit të tyre të famshëm. Pavarësisht përpjekjeve të z. Stenli (Stanley) për ta bindur atë të këthehej bashkë me të, eksploruesi Livingstëun (Livingstone) zgjodhi të qëndronte në Afrikë, për të vazhduar punën e tij eksploruese, dhe misionare. Fatkeqësisht, ai vdiq atje dy vjet më vonë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments